BallinaLajmeArrestimi i raportuar mbrëmë te ‘Rruga C’/ Policia jep detaje: Sekuestrohet kokainë...

Arrestimi i raportuar mbrëmë te ‘Rruga C’/ Policia jep detaje: Sekuestrohet kokainë e mariuhanë, i dyshuari dërgohet në mbajtje (Video)

Të ngjajshme

Luis Enrique pas spektaklit të mbrëmshëm: Nuk kam parë kurrë ndeshje si kjo!

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, nuk e fshehu...

Për Vedat Bajramin “presidentet e ardhshme”, janë këto dy figura (foto)

Aktori i humorit, Vedat Bajrami ka bërë paraqitjen e...

Publikohet çmimi i derivateve për sot, shtrenjtohet benzina

Çmimi i naftës për ditën e sotme është 1.68...

IndeksOnline ka raportuar mbrëmjen e kaluar me video arrestimin e një personi në “Rrugën C” në Prishtinë, ku në vendin e ngjarjes ishte parë intervenimi i Njësisë Speciale të Policisë.

Sot, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, duke konfirmuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar sasi të substancave narkotike.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 28 prill 2026 rreth orës 20:15 në Prishtinë, ku është arrestuar një mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur 92.7 gramë marihuanë, 1.3 gramë kokainë si dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz