Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar para mediave pasi Kuvendi i Kosovës është shkarkuar .
Abdixhiku deklaroi se ishte një përmbyllje e rëndë e një procesi të përmbyllur për 34 ditë nga aktgjykimi i Kushtetueses, pa ndonjë sukses.
“Në thelb kishim një parti politike dhe një kryetar që në njërën anë është i pangopur me pushtet dhe në tjetrën anë është i pakompromis në arritje për bashkëpunim… Deputetë e LDK-së kanë qëndruar për t’i dhënë zgjidhje vendit. Kemi marrë pjesë në takime, është kërkuar emër kemi dhënë dhe mundësinë e emrit për president. Na janë kërkuar nënshkrimet janë ofruar ato nënshkrime, por në fund është parë se ky emër, pra i Vjosa Osmanit është synuar më tepër si kuorum për një president që ata e quanin karate. Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum për presidenten e tyre që i kishin. Ne Vjosën e shohim si presidente të denjë të Kosovës. Sonte u pa edhe një keqpërdorim i institucionit më të lartë të vendit, me mënyrën si u udhëhoq ky Kuvend me gjuhë çoroditëse gjatë ditës në konferenca për shtyp që më së paku lën shijen e bashkëpunimit”.
“Tani jemi në fazë të zgjedhjeve, LDK-së dhe mua na takon ta bëjmë bashkimin e madh të së djathtës së LDK-së e të ftojmë të gjithë njerëzit e Republikës që e ndërprejnë këtë marrëzi të një individ që është i pangopur për pushtet dhe është minimalisht i paaftë për bashkëpunim. Vjosën nuk e deshën, besoj se populli i Kosovës do të ketë mendim ndryshe për këtë çështje. LDK do të udhëheqë procesin për zgjedhjet e ardhshme e me alternativë për fazën e ardhshme. Të punojmë bashkërisht me qytetarët që të kemi institucione stabile që pas 15 muajve. S’ka rastis në institucione të Kosovë dhe s’do të ketë më që një parti me 51% nuk arrin të ketë consensus për çështjen e presidentit duke pasur zgjidhje, mbështetje por jo aftësinë për të bërë zgjidhje. Për këtë çështje do të flasim, por jam i bindur se populli i Kosovës do ta dojë e do të përkrah. Për këto çështje më lini të bisedoj me të. Ne si LDK do bëjmë bashkimin e madh”./Lajmi.net/