BallinaLajmeZbulohen tri banesa që përdoreshin për prostitucion, arrestohen shtatë persona

Zbulohen tri banesa që përdoreshin për prostitucion, arrestohen shtatë persona

Të ngjajshme

Janë zbuluar në Tiranë tri banesa të cilat përdoreshin për prostitucion.

Policia e  Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni janë arrestuar shtatë persona.

“Një operacion kundër shfrytëzimit për prostitucion ka sjellë arrestimin e 7 personave. Në pranga janë vënë 2 bashkëjetues, për shfrytëzim për prostitucion dhe 5 shtetase nga Kina dhe Ukraina Gjatë aksionit, u zbuluan  3 apartamente ku ushtrohej prostitucion. Ndërsa në hetim janë vënë 5 shtetas (2 përfitues nga kjo veprimtari dhe pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira)”.

“Më tej, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetas, ndër to, pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira dhe 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim./abcnews.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz