BallinaLajmeKQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lokale dhe për...

KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lokale dhe për Kuvend

Të ngjajshme

“Çfarë kulture gjuha sllave?” – Plas keq debati mes Mozës dhe Adit

Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes Mozës dhe...

Besnik Tahiri: AAK nuk merr pjesë ne seancën për Presidentin

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka...

“Game Over” për Militaon, humbet Kupën e Botës

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao është lënduar përsëri. Lëndimi...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 39-të për këtë vit, në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan dokumente që lidhen me aspekte të ndryshme të proceseve zgjedhore.

Gjatë kësaj mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e dy dokumenteve analizë:

  • Analizë e votave me asistencë në Zgjedhjet Lokale 2025; dhe
  • Analizë e votave me asistencë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Qëllimi i këtyre dy dokumenteve është ofrimi i një vlerësimi të detajuar të votimit me asistencë gjatë Zgjedhjeve Lokale 2025 në Republikën e Kosovës (12 tetor 2025), duke përfshirë raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave (9 nëntor 2025) dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës (28 dhjetor 2025).

Dokumenti synon të identifikojë trendet dhe veçoritë kryesore të kësaj forme votimi, përfshirë përmasën dhe shpërndarjen e saj, arsyet e deklaruara për përdorimin e asistencës, si dhe ndarjen sipas moshës, gjinisë dhe zonës urbane apo rurale.

Në analizën e votimit me asistencë për procesin e zgjedhjeve në nivelin lokal, pas përfundimit të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale, i mbajtur në tetor, KQZ ka kryer një analizë të thelluar të votimit me asistencë, përmes së cilës janë evidentuar sfida në zbatimin e kësaj procedure. Në bazë të këtyre gjetjeve, janë ndërmarrë masa për përmirësimin e procesit të votimit dhe numërimit në vendvotime, me synim kufizimin e përdorimit të asistencës vetëm në rastet e lejuara me ligj, rritjen e kontrollit gjatë ditës së votimit dhe përmirësimin e dokumentimit të rasteve. Në këtë kuadër, analiza synon edhe krahasimin ndërmjet dy raundeve zgjedhore, për të vlerësuar ndikimin e masave të ndërmarra, si dhe për të identifikuar përmirësimet e arritura dhe sfidat që vazhdojnë të mbeten në zbatimin e votimit me asistencë.

Ndërkaq, në analizën tjetër, për votimin me asistencë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e kosovës, gjithashtu në fokus është analizimi i të dhënave dhe elementeve kryesore që kanë karakterizuar këtë proces.

Përmes kësaj analize synohet paraqitja dhe interpretimi i të dhënave të rëndësishme zgjedhore, me qëllim rritjen e transparencës dhe identifikimin e çështjeve që kërkojnë përmirësim në proceset e ardhshme zgjedhore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz