BallinaLajmeAvokati i spijunës serbe që u dënua me 6 vjet burgim: Do...

Avokati i spijunës serbe që u dënua me 6 vjet burgim: Do të luftojë deri në Gjykatën Kushtetuese

Të ngjajshme

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur aktgjykimi ndaj ish-punëtores së OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, e cila është dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit.

E pas kësaj është deklaruar avokati i saj Predrag Milkoviq. Ai tha se telefoni i klientës së saj, u konfiskua pa urdhër të gjykatës.   

“Mendoj që provat s’mund të jenë me ligj. Nuk janë me ligj për shkak se nuk ka qenë me urdhër të gjykatës konfiskimi i telefonit, që është paraparë me nenin 103 paragrafi 5 me kodin e procedurës penale. Do të thotë që secili telefon për me analizu, për të bërë konfiskimin e  telefonit, kjo  duhet të bëhet me urdhër të Gjykatës, e ky nuk ka qenë me urdhër të gjykatës”, tha ai.

Milkoviq i pakënaqur me vendimin e gjykatës për denim me 6 vjet burgim për klientën e tij, tha se do ta apeloj rastin dhe do të luftojë deri në Gjykatën Kushtetuese.

“Po do ta apeloj dhe do të luftoj deri në Gjykatën Kushtetuese. Konfiskimi i telefonit nuk mund të bëhet pa urdhërin e gjykatës”, tha ai./Indeksonline/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz