BallinaSportI suspenduar por gjithmonë prezent me stilin e tij: Kompany, ikonë brenda...

I suspenduar por gjithmonë prezent me stilin e tij: Kompany, ikonë brenda dhe jashtë fushës

Të ngjajshme

Vincent Kompany vazhdon të konfirmohet si një figurë unike në futbollin modern, jo vetëm për atë që e jep në fushë, por edhe për mënyrën se si sillet jashtë saj.

Edhe pse i pezulluar dhe i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga tribuna, trajneri i Bayern Munichut nuk kaloi pa u vënë re.

Përkundrazi, ai arriti ta tërheqë vëmendjen me stilin dhe prezencën e tij, duke e treguar edhe një herë personalitetin që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Kompany nuk është thjesht një trajner. Ai e përfaqëson një figurë karizmatike, një lider natyral që di të transmetojë autoritet dhe qetësi, pavarësisht rrethanave.

Edhe në një situatë ku nuk mund të ishte aktiv në bankinë, ai arriti të mbetet në qendër të skenës.

Stili i tij – i kuruar deri në detaje – është bërë pjesë e identitetit të tij.

Që nga koha si futbollist e deri tani si trajner, ai ka qenë gjithmonë një figurë që e kombinon elegancën me profesionalizmin, duke u kthyer në një model edhe për brezat e rinj.

Por përtej pamjes, ajo që e bën vërtet të veçantë Kompanyn është mënyra se si ai e jeton futbollin.

Disiplina, përkushtimi dhe aftësia për të udhëhequr janë cilësi që e kanë shndërruar në një pikë reference, si brenda dhomës së zhveshjes, ashtu edhe jashtë saj.

Edhe në mungesë, prania e tij ndihet. Dhe kjo është shenja më e qartë e një lideri të vërtetë – një ikonë që nuk ka nevojë të jetë në vijën anësore për ta bërë diferencën. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz