BallinaLajmeÇmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të mbeten të larta

Çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të mbeten të larta

Të ngjajshme

Rritet interesimi për dhurim të gjakut

Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e shumë...

Kosova është zhytë në një primitivizëm të thellë politik

Shkruan: Ndue Ukaj Kosova është zhytë në një primitivizëm të...

Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Ferizaj dhe fshatrat përreth

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës nëntor 2025-prill...

Sevilla në telashe, lot pas humbjes ndaj Osasunas

Skuadra e Sevillas ka pësuar humbje të rëndë ndaj...

Në tregjet e Kosovës çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të mbeten të larta, ndonëse tregtarët raportojnë një ulje të lehtë në javët e fundit për disa artikuj sezonal.

“Deri tash kanë qenë shumë shtrenjtë, ka pasë ankesa shumë. Prej tash kanë fillu me ra, po ka pak ma shumë të interesum, po blejnë ma shumë siç duket. Speci padjegës ka ra me 2 euro, kurse djegësi deri në 3 euro më i miri. Trangujt për shembull janë 1 euro kilogrami”, tha një tregtar.

Megjithatë, për shumë qytetarë edhe këto çmime mbeten të papërballueshme në raport me të ardhurat mujore. Ata thonë se rritjet e vazhdueshme po ua vështirësojnë planifikimin financiar.

“Çmimet janë shumë të larta, çka kemi me thënë. Janë katastrofë. Ne po ia bëjmë prap disi, po ka nga ata të cilët nuk mund t’i përballojnë”, tha një qytetar.

“Pensionet e vogla, po ashtu të ardhurat e njerëzve që punojnë janë të vogla. Çmimet janë katastrofë në krahasim me atë që marrin njerëzit. Sot për shembull e merr një një artikull 2 euro, kur të kthehesh nesër, i njëjti artikull ka shku në 3 euro”, tha një pensionist.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është rritur mesatarisht për 6.7% në mars të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja ka prekur veçanërisht produktet bazë dhe shërbimet esenciale. Çmimet e mishit janë ngritur për 12.4%, pemët për 13.1% dhe perimet për 4.9%. Po ashtu, rritje është vërejtur edhe te buka dhe drithërat.

Por Selatin Kaçaniku nga organizata ”Mbrojtja e Konsumatorit” tha se ngritja e çmimeve në Kosovë ndikohet kryesisht nga importet e pakontrolluara dhe mungesa e diplomacisë ekonomike.

“Këto çmime në rritje kryesisht janë nën ndikimin e importit, sepse ne nuk kemi diplomaci ekonomike. E kam thënë këtë me mijëra herë, po e përsëris edhe sot, ne në asnjë shtet me të cilin kemi raporte tregtare, nuk kemi atashe tregtar, nuk kemi konsull të tregtisë, pra nuk kemi kontroll mbi importet. Ndërsa importet janë skajshmërisht të fryra dhe ato jo që na zbrazin neve shtetin si qytetarë konsumatorë, por edhe e pengojnë zhvillimin ekonomik vendor”, tha Kaçaniku për RTK.

Në përpjekje për ta frenuar ngritjen e çmimeve, institucionet kanë miratuar një projektligj për masa të përkohshme në rast të destabilizimit ekonomik. Projektligji parashikon vendosjen e çmimeve maksimale dhe kufizimin e marzhës së fitimit për produkte esenciale, përfshirë bukën, miellin dhe artikujt e higjienës, me synimin për të mbrojtur konsumatorët nga ngritjet e paarsyeshme të çmimeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz