BallinaSportRafael Leao u fishkëllye nga tifozët e Milanit, kur u zëvendësua ndaj...

Rafael Leao u fishkëllye nga tifozët e Milanit, kur u zëvendësua ndaj Juventusit

Të ngjajshme

Rritet interesimi për dhurim të gjakut

Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e shumë...

Kosova është zhytë në një primitivizëm të thellë politik

Shkruan: Ndue Ukaj Kosova është zhytë në një primitivizëm të...

Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Ferizaj dhe fshatrat përreth

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës nëntor 2025-prill...

Sevilla në telashe, lot pas humbjes ndaj Osasunas

Skuadra e Sevillas ka pësuar humbje të rëndë ndaj...

Ylli i Milanit, Rafael Leao, u fishkëllye sërish nga tifozët e tij gjatë ndeshjes ndaj Juventusit në “San Siro”.

Ky nuk ishte rasti i parë, pasi një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe dy javë më parë në humbjen 3-0 ndaj Udineses.

Në këtë përballje të Serie A, Leao u zëvendësua në minutën e 80-të nga Christopher Nkunku dhe u përcoll me fishkëllima nga shumica e tifozëve vendas teksa po largohej nga fusha.

Megjithatë, trajneri Massimiliano Allegri i dha mbështetje sulmuesit portugez, duke e përshëndetur me një “Bravo” dhe një “high five” në stol.

Leao nuk ka shënuar në kampionat që nga 1 marsi, por ka kontribuar me një asist për golin vendimtar të Adrien Rabiotit ndaj Hellas Veronas dhe gjithashtu krijoi një rast të pastër kundër Juventusit, kur Alexis Saelemaekers goditi traversën pas një pasimi të tij.

Ndeshja Milan – Juventus u mbyll pa gola, me dy skuadrat që dolën me nga një pikë nga “San Siro”./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz