BallinaLajmeNagavci nuk e sheh “zyrtare” propozimin e LDK-së për ta kandiduar Osmanin...

Nagavci nuk e sheh “zyrtare” propozimin e LDK-së për ta kandiduar Osmanin për Presidente: Presim edhe sot tre kandidat unifikues

Të ngjajshme

Rritet interesimi për dhurim të gjakut

Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e shumë...

Kosova është zhytë në një primitivizëm të thellë politik

Shkruan: Ndue Ukaj Kosova është zhytë në një primitivizëm të...

Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Ferizaj dhe fshatrat përreth

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës nëntor 2025-prill...

Sevilla në telashe, lot pas humbjes ndaj Osasunas

Skuadra e Sevillas ka pësuar humbje të rëndë ndaj...

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka shkruar përsëri në lidhje me “ofertën” që i kanë bërë partive opozitare për të propozuar tre kandidatura unifikuese jashtë skenës politike për çështjen e Presidentit.

Ajo ka thënë se VV e ka bërë dje edhe një hap tutje për të mundësuar tejkalimin e ngërçit në zgjidhjen e Presidentit, që sipas saj kanë heq dorë nga kjo pozitë dhe ka ftuar dy partitë më të mëdha opozitare që të vijnë me 3 propozime të kandidaturave unifikuese jashtë skenës politike, me integritet e kontribut të dëshmuar.

Nagavci ka thënë se përveç deklaratave në media dhe rrjete sociale nga PDK dhe LDK, nuk kanë pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret karshi ofertës së tyre për t’i dhënë vendit një president konsensual e unifikues.

“Për shkak të peshës së situatës dhe rëndësisë së afateve, ne mbesim në pritje të propozimeve konkrete edhe sonte, dhe i ftojmë edhe njëherë PDK-në e LDK-në që të kontribuojnë në tejkalimin e situatës me propozimin e 3 emrave, dhe t’i vënë në dispozicion nënshkrimet e të gjithë deputetëve të tyre dhe t’i japim fund krizës dhe t’i ofrojmë qytetarëve stabilitetin institucional që vendi e meriton”, ka thënë Nagavci.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka thënë publikisht se e propozojnë Vjosa Osmanin për Presidente, ndërkaq sot përsëri deputeti dhe zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa e ka pyetur VV-në se a i kanë 66 vota për Vjosa Osmanin. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz