BallinaLajmeBasha për rrugën Korishë-Kabash: Projekt që gjallëron zhvillimin dhe promovon turizmin

Basha për rrugën Korishë-Kabash: Projekt që gjallëron zhvillimin dhe promovon turizmin

Të ngjajshme

Tërmet në kantonin e St. Gallen në Zvicër

Tërmeti, me magnitudë 3.8, ndodhi në orën 4:24 dhe...

Gol në “Wembley”, Chelsea i shënon Leedsit

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol ndaj Leeds Unitedit...

Nivokazi vazhdon me formë të mirë, i shënoi gol edhe Baselit në Superligë

Skuadra e Sionit ka shënuar fitore 0:2 ndaj Baselit...

Si reagoi Interi ndaj akuzave për mashtrim sportiv daj Rocchit?

Përzgjedhësi i gjyqtarëve Gianluca Rocchi është nën hetim pas...

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Korishë–Kabash, një projekt infrastrukturor me vlerë 4.1 milionë euro dhe gjatësi prej 6.7 kilometrash.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, i cili ka theksuar se projekti financohet plotësisht nga Qeveria e Kosovës.

“Dje bashkë me Kryeministrin Kurti ishim në Prizren, në fillimin e punimeve në rrugën Korishë-Kabash, projekt me gjatësi 6.7 km e me vlerë 4.1 milionë euro”, ka deklaruar ai.

Sipas Bashës, kjo rrugë do të krijojë lidhje me rrugën rajonale R-118 dhe pritet të ndikojë në zhvillimin e zonës.

“Kjo nyje do ta lidhë më mirë këtë zonë me rrjetin rrugor në jug të vendit dhe i jep drejtim të ri zhvillimit lokal”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar gjithashtu se projekti do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe në zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë.

Punimet, sipas tij kanë nisur me intensitet dhe pritet të realizohen sipas afateve të parapara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz