BallinaLajmeFerizaj: Arrestohet 35-vjeçari i dyshuar për vjedhje në dyqane dhe fabrika

Ferizaj: Arrestohet 35-vjeçari i dyshuar për vjedhje në dyqane dhe fabrika

Të ngjajshme

Rrahmani vazhdon me Napolin edhe për dy vite

Amir Rrahmani ka zgjatur kontratën me Napolin deri në...

Super Uzuni, shënon një gol të bukur nga gjuajtja e lirë

Myrto Uzuni po vazhdon me superparaqitje në MLS. Këtë herë...

Sulmi i armatosur, Trumpi publikon pamjet e kamerave të sigurisë (Video)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dha detaje mbi incidentin...

Zbulohen vendet në Evropë që do të rriten në popullsi – kundër trendit të përgjithshëm

Sipas analizave demografike të publikuara në media evropiane, vetëm...

Një 35-vjeçar me inicialet S.T është arrestuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” në Ferizaj.

Sipas policisë, vjedhjet janë kryer në qytetin e Ferizajt dhe fshatrat përreth: Sojevë, Babush, Dardani, Fshati Vjetër,Komogllavë.

Bazuar në të dhënat zyrtare, vjedhjet janë kryer kryesisht në objekte afariste (dyqane dhe fabrika), ku janë përvetësuar para dhe sende me vlerë.

Më 25.04.2026, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është realizuar kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur prova materiale, përfshirë veshje dhe mjete të përdorura në kryerjen e veprave.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit, duke shfrytëzuar të drejtën për të heshtur.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz