BallinaLajmeGraçanicë: Arrestohet i dyshuari për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes

Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes

Të ngjajshme

Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me...

Reagon Vjosa Osmani pas sulmit në Uashington: SHBA mbetet garancia e lirisë dhe demokracisë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me...

Reagon Edi Rama pas të shtënave në darkën e Donald Trump

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në...

Sadiku thotë se Kurti po i ndërron fjalët: Manipulon, mashtron dhe tërhiqet

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku thotë se nuk ia...

FSK ka udhëtuar drejt Gazës për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat e saj

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim...

Një person është arrestuar në Graçanicë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ofenduar dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Pas informacionit se i dyshuari mund të posedonte armë, me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e tij. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika të mëdha.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Graçanicë 25.04.2026-13:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, raportohet se i dyshuari posedon armë. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy thika të mëdha. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz