Rike Roci ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në Instagram Story, ku ka krahasuar dy foto pothuajse identike.
Në imazhin e parë shfaqet një skenë nga një produksion i huaj, me aktoren e njohur Ester Exposito.
Ndërsa në të dytin, vetë Rike në ambientet e xhirimit të filmit “ADN”, bashkë me Azem Gagicën, shkruan IndeksOnline.
Ajo ka zgjedhur ta shoqërojë postimin me mbishkrimin: “Pse me kopjon?”, duke lënë të kuptohet në mënyrë ironike ngjashmëria mes dy skenave.
Në foto, Rike shihet e fokusuar dhe në rol aksioni, ngjashëm me produksionin nga Prime Videos.
