BallinaLajmeKEK njofton se është tejkaluar me ‘‘sukses’’ defekti në Kosova A: Është...

KEK njofton se është tejkaluar me ‘‘sukses’’ defekti në Kosova A: Është stabilizuar funksionimi i elektrofiltrave

Të ngjajshme

Shpërthejnë akuzat për tradhëti, reperja e njohur ndahet nga ylli i NBA

Megan Thee Stallion ka konfirmuar zyrtarisht fundin e marrëdhënies...

Përkrahja e madhe i ndihmoi Kastriotit, kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës

Spektakël i vërtetë hendbolli ishte gjysmëfinalja e Kupës së...

Interi do të ndahet me yllin e skuadrës gjatë verës, dy klube italiane i vihen pas

Interi pritet të ndahet me Davide Frattesin gjatë verës,...

KEK, ka njoftuar se është ‘’tejkaluar me sukses’’ ndërprerja e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova A”, e shkaktuar nga ndërprerja në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm.

Në njoftim, shtohet edhe se, janë realizuar të gjitha ndërhyrjet e nevojshme, duke mundësuar sanimin e plotë të situatës dhe stabilizimin e funksionimit të elektrofiltrave.

Postimi:

Reagim i shpejtë dhe efikas: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton opinionin publik se ndërprerja e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova A”, e shkaktuar nga ndërprerja në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, është tejkaluar me sukses.

Falë angazhimit intensiv dhe profesional të stafit teknik, janë realizuar të gjitha ndërhyrjet e nevojshme, duke mundësuar sanimin e plotë të situatës dhe stabilizimin e funksionimit të elektrofiltrave.

Gjatë gjithë kohës janë zbatuar masa operative dhe parandaluese për mbrojtjen e aseteve dhe për menaxhimin e situatës në përputhje me standardet teknike dhe mjedisore në fuqi.

KEK Sh.A. shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe reagimin e shpejtë të stafit të Termocentralit “Kosova A” dhe mbetet e përkushtuar për operim të sigurt, transparent dhe të qëndrueshëm.

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz