BallinaLajmeA është arritur marrëveshja Osmani-Abdixhiku? – Zbulohet se kush pritet t’i prijë...

A është arritur marrëveshja Osmani-Abdixhiku? – Zbulohet se kush pritet t’i prijë listës së LDK-së në zgjedhje!

Të ngjajshme

Përkrahja e madhe i ndihmoi Kastriotit, kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës

Spektakël i vërtetë hendbolli ishte gjysmëfinalja e Kupës së...

Interi do të ndahet me yllin e skuadrës gjatë verës, dy klube italiane i vihen pas

Interi pritet të ndahet me Davide Frattesin gjatë verës,...

​Nis peticioni për përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president

Pas zhvillimeve të fundit në skenën politike, teksa vendi...

Paqe në kryeqytet, Prishtina e Gjilani ndahen baras

Ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit, ishte një nga ndeshjet...

Një formulë e detajuar për strukturimin e listës zgjedhore në LDK po qarkullon në prapaskenë, në kuadër të diskutimeve për një afrimi të mundshëm mes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit

Sipas raportimit të sinjalit, në krye të listës parashihet që në numrin një të jetë Vjosa Osmani, ndërsa në numrin dy Lumir Abdixhiku.

Në dhjetëshen e parë, sipas të njëjtave burime, Vjosa do të ketë mundësinë të përzgjedhë edhe tre kandidatë të tjerë, ndërsa Lumiri pesë, duke reflektuar një ndarje të caktuar të ndikimit në pjesën më të rëndësishme të listës.

Ndërkohë, në dhjetëshen e dytë raporti ndryshon, ku gjashtë pozita i takojnë Vjosës dhe katër Lumirit.

Theksohet se bëhet fjalë për një formulë që po diskutohet në kuadër të përpjekjeve për balancim të përfaqësimit brenda partisë, ndërsa nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar nga LDK për një marrëveshje të tillë.

Zhvillimet e fundit tregojnë se diskutimet për listën dhe konfigurimin politik brenda LDK-së janë në një fazë intensive, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo formulë do të marrë formë përfundimtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz