BallinaSportBruno Fernandes: Ta fitojmë Botërorin për Ronaldon do ishte e jashtëzakonshme

Bruno Fernandes: Ta fitojmë Botërorin për Ronaldon do ishte e jashtëzakonshme

Të ngjajshme

Pasditja interesante, Vjosa Osmani në takim me Lumir Abdixhikun!

Presidentja Vjosa Osmani pritet të zhvillojë një takim me...

Presidenti i Iranit thirrje për kursim të energjisë: Në vend të 10 dritave, të ndizen 2

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u ka bërë thirrje...

BBC zbulon rrjetin e apartamenteve të Jeffrey Epstein në Londër

Një hetim i BBC ka zbuluar se financieri i...

Halil Matoshi: Albin Kurti u kap në blof!

Oferta e fundit e tij për grupet politike opozitare...

Mesfushori i Portugalisë, Bruno Fernandes, ka shprehur shpresën se ai dhe bashkëlojtarët e tij mund ta kurorëzojnë karrierën ndërkombëtare të Cristiano Ronaldo duke fituar Kupën e Botës 2026.

Ronaldo, 41 vjeç, pritet të marrë pjesë në një Kupë Bote rekord, të gjashtën në karrierë, një turne që pritet të jetë kapitulli i fundit i madh për sulmuesin portugez.

“Ta përmbyllnim këtë Kupë Bote të fundit me Cristiano Ronaldon duke e fituar do të ishte diçka e jashtëzakonshme,” ka deklaruar Fernandes për Wayne Rooney në një raport të publikuar nga BBC të premten.

“Shpresoj shumë që ta arrijmë këtë, jo vetëm për Portugalinë, por për gjithçka që Cristiano i ka dhënë futbollit dhe botës,” shtoi mesfushori portugez dhe kapiteni i Manchester United.

Ronaldo, i konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj që nuk ka fituar ende Kupën e Botës, është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar me 143 gola.

Fituesi pesë herë i Topit të Artë ishte pjesë e ekipit të Portugalisë që fitoi Euro 2016 dhe ka triumfuar dy herë edhe në Ligën e Kombeve.

Portugalia do ta nisë aventurën në Grupin K më 17 qershor kundër Republikës Demokratike të Kongos, e më pas do të përballet me Uzbekistanin më 23 qershor, me të dyja ndeshjet që zhvillohen në Houston. Ndeshjen e fundit në grup do ta luajë ndaj Kolumbisë më 27 qershor në Miami.

Kupa e Botës do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz