BallinaBotëPas sulmeve në Ukrainë, Rumania gjen copa droni në territorin e saj

Pas sulmeve në Ukrainë, Rumania gjen copa droni në territorin e saj

Të ngjajshme

Revolucion në futboll: FIFA prezanton rregullat e reja për Botërorin 2026

Në prag të Kupës së Botës 2026, janë zbuluar...

Zelensky thotë se është gati të takohet me Putinin në Azerbajxhan

Në një vizitë të rëndësishme të parë në Kaukazin...

Abdixhiku: Presidenti s’zgjedhet në rrjete sociale, edhe Vjosa Osmani opsion nga LDK-ja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas diskutimeve...

Nëna e Hashim Thaçit bisedon me ish-presidentin, ia uron ditëlindjen

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje festoi ditëlindjen e...

Rumania ka gjetur fragmente droni në qytetin juglindor Galați, pas një sulmi rus gjatë natës në Ukrainën fqinje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nga fragmentet e dronit janë dëmtuar një shtyllë elektrike dhe një aneks shtëpiak.

Agjencia e reagimit ndaj emergjencave në Rumani më vonë ka bërë të ditur se po evakuon zonën ku janë gjetur fragmentet, pasi ato mund të përmbanin ngarkesë shpërthyese, ndërsa mbetjet do të transportohen në një vend të sigurt për asgjësim.

Rumania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndan një kufi tokësor prej 650 kilometrash me Ukrainën dhe ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore gjatë sulmeve ndaj porteve ukrainase në zonën e Danubit.

Sipas raportimeve, ndonëse fragmente droni kanë rënë më herët në territorin rumun, kjo është hera e parë që janë shkaktuar dëme materiale në prona.

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë ka dënuar ashpër incidentin, duke e cilësuar si kërcënim për sigurinë rajonale dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare, si dhe rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe NATO-s.

Dy avionë luftarakë Eurofighter Typhoon, pjesë e misionit britanik të policisë ajrore në Rumani, janë ngritur në ajër për monitorim të situatës, ndërsa banorët në zonat përreth janë paralajmëruar të strehohen.

Ndërkohë, autoritetet rumune kanë bërë të ditur se një sistem anti-dronë i prodhuar në SHBA pritet të integrohet në sistemet kombëtare të mbrojtjes ajrore, si pjesë e forcimit të sigurisë përgjatë kufirit me Ukrainën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz