BallinaLajmeMiratohet në parim projektligji për Energjinë

Miratohet në parim projektligji për Energjinë

Të ngjajshme

Revolucion në futboll: FIFA prezanton rregullat e reja për Botërorin 2026

Në prag të Kupës së Botës 2026, janë zbuluar...

Zelensky thotë se është gati të takohet me Putinin në Azerbajxhan

Në një vizitë të rëndësishme të parë në Kaukazin...

Abdixhiku: Presidenti s’zgjedhet në rrjete sociale, edhe Vjosa Osmani opsion nga LDK-ja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas diskutimeve...

Nëna e Hashim Thaçit bisedon me ish-presidentin, ia uron ditëlindjen

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje festoi ditëlindjen e...

Me 58 vota për, 15 kundër dhe 1 abstenim është miratuar në parim projektligji për Energji, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Pas miratimit, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci kërkoi mocion për shmangie të afateve procedurale për leximin të dytë, të këtij projektligji. Mirëpo, ky propozim nuk gjeti përkrahjen e nevojshme të deputetëve, pasi 60 deputetë votuan për, 47 ishin kundër dhe 1 abstenim.

Paraprakisht, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë prezantimit të këtij projektligji ka thënë se “përveç garantimit të furnizimit, synohet edhe përballueshmëria e çmimeve përmes masave rregullative në periudhën transitore deri në liberalizimin e plotë të tregut”.

“Pra mirëqenia e qytetarit mbrohet me përballueshmëri të çmimeve dhe siguri të furnizimit. Modernizimi i rrjetit dhe zhvillimi i sistemit energjik përbëjnë një pjesë kyçe të këtij projektligji”, tha ajo.

Ferat Shala nga PDK tha se nuk e kuptojnë qasjen e përshpejtuar për votim dhe pa debat me shoqërinë civile e me akterët relevantë. Ai tha se ekzistojnë disa nene ku ky ligj bie në kundërshtim me rregullat e Komitetit të Energjisë së BE-së.  

“Ne nuk mund ta mbështesim një ligj të tillë, kaq absurd e që bie ndesh me çdo parim të ekonomisë së tregut e me çdo parim të sektorit energjetik evropian”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës paraprakisht dështoi të shmang afatet procedurale për projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit dhe projektligjin për Energjinë Elektrike. Partitë opozitare kanë votuar kundër propozimit të LVV-së për shmangien e afateve procedurale për këto dy projektligje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz