Qysh në sezonin e parë te Hoffenheim, Leon Avdullahu ka treguar cilësitë e tij fantastike, duke qenë edhe titullar i padiskutueshëm.
22-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2031, shkruan IndeksOnline.
Por pavarësisht kësaj, Avdullahu mund të largohet nga Hoffenheim gjatë verës, pasi dy skuadra të mëdha evropiane janë duke e monitoruar situatën e mesfushorit kosovar.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, skuadra italiane Atalanta dhe ajo spanjolle Atletiko Madrid janë të interesuara për transferimin e Avdullahut.
Pas përfundimit të sezonit, Hoffenheim do të diskutojë dhe pse jo nesë vjen ndonjë ofertë joshëse do të lerë të lirë mesfushorin 22-vjeçar./IndeksOnline/