BallinaLajmeBilanc i rëndë në rrugët e Shqipërisë, 3 viktima e 8 të...

Bilanc i rëndë në rrugët e Shqipërisë, 3 viktima e 8 të plagosur në një ditë

Të ngjajshme

Bilanc tragjik ka shënuar kjo e premte në disa aksidente në rrugët e Shqipërisë, që lanë pas 3 viktima dhe 8 të plagosur.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në aksin Elbasan-Cërrik, mbrëmjen e sotme një 28-vjeçar humbi jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër, 53 vjeç, mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Bilanc të rëndë shënoi edhe një tjetër aksident në aksin Fushë-Krujë – Milot, pranë Thumanës, kur një automjet Benz, i drejtuar nga një 22-vjeçar nga Borizana, u përplas me një Passat që drejtohej nga një 73-vjeçar nga Mirdita.

Për pasojë, të dy shoferët mbetën të plagosur rëndë, ndërsa humbi jetën pasagjerja 65-vjeçare, e cila udhëtonte në automjetin e të moshuarit.

Përplasja e fortë e dy makinave të cilat përfunduan jashtë rrugës, la të plagosur edhe një 40-vjeçare e cila ndodhej në biznesin e saj.

Ndërkohë që paradite, në Tiranë një 61-vjeçar u përplas për vdekje nga një kamion. Ylmi Dedja po lëvizte me motor në zonën e Kombinatit, kur u aksidentua nga kamioni. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici, ndërsa i lënduar mbeti edhe një efektiv policie jashtë detyrës.

Aksidente rrugore u shënuan edhe në aksin Korçë-Pogradec me dy të lënduar, si dhe në Lezhë-Milot, ku i plagosur mbeti një 24-vjeçar.

Një tjetër u shënua edhe pranë “Librit Universitar” në Tiranë, ku një makinë “Benz” doli nga rruga dhe përfundoi në trotuar. Aty nuk pati të lënduar, por drejtuesi u ndëshkua me gjobë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz