Një burrë është gjetur pa shenja jete dje pasdite në shtëpinë e tij në fshatin Qitlluk të Zubin Potokut, ka njoftuar policia.
Vdekja u cilësua si e dyshimtë, ndërsa policia tha se ai po jetonte i vetëm.
“Fsh. Qitlluk, Zubin Potok 24.04.2026 – 17:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, vlen të ceket se viktima kishte jetuar i vetëm. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh.