BallinaLajmeLajmet e FunditËshtë apo jo në burg? Selin zbulon të vërtetën për babain e...

Është apo jo në burg? Selin zbulon të vërtetën për babain e saj

Të ngjajshme

Mustafa sfidon LVV-në dhe PDK-në: Propozoni vetë tre emra, i bëni 88 vota për president

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas ofertës...

PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Vetëvendosjes...

Bedri Hamza e quan manovër ofertën e Kurtit: Nuk propozojmë kandidatë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Hamza ‘refuzon Kurtin’: Propozimi për presidentin, manovër politike e VV-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Fituesja e “BB VIP 5”, Selin Bollati, ka folur në emisionin “Goca dhe Gra” lidhur me aludimet që kanë qarkulluar për babain e saj, duke mohuar kategorikisht zërat se ai ndodhet në burg. Ajo u shpreh se mungesa e tij në finalen e spektaklit ka sjellë shumë komente në publik, por sipas saj, realiteti është krejt tjetër.

“Babi ka qenë shumë optimist për gjendjen time. Kemi folur shkurtimisht çdo ditë nga pak. Babi ndodhet jashtë, jeton dhe vepron jashtë vendit. Gëzon liri të plotë. Absolutisht që nuk është në burg, nuk ka ardhur sepse është në probleme dokumentacioni është në pritje të dokumenteve. Nuk ndodhet në burg“, sqaroi Selin.

Gjatë emisionit, diskutimi mori një kthesë të papritur kur në studio iu shfaq një foto e babait të saj, ku ai shihej duke bërë gjestin viral të njohur nga vajza e tij gjatë pjesëmarrjes në reality show. Ky moment u prit me reagime në studio, duke shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj deklaratave të saj dhe debatit që ka shoqëruar fituesen e “BB VIP 5” pas përfundimit të spektaklit.

Pamjet dhe sqarimet e Selin Bollatit kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje diskutimet mbi jetën e saj private dhe aludimet që kanë qarkulluar gjatë dhe pas formatit. Megjithatë, ajo ka këmbëngulur se gjithçka është keqinterpretuar dhe se babai i saj nuk ndodhet në burg, duke kërkuar që situata të mos keqkuptohet më tej nga publiku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz