BallinaLajme“Mali i Zi më afër BE-së”, Kos: Shtetet anëtare po nisin procedurat...

“Mali i Zi më afër BE-së”, Kos: Shtetet anëtare po nisin procedurat e traktatit të anëtarësimit

Të ngjajshme

Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e Ankarasë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe Sekretari i...

Zyrtare: Chelsea largon Roseniorin, ky do jetë trajneri deri në fund të sezonit

Klubi anglez Chelsea ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit...

Dronët kinezë dominojnë qiellin mbi Bosnjë e Hercegovinë

Dronët kinezë po bëhen gjithnjë e më të pranishëm...

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, në një postim në rrjetin social X ka bërë të ditur se Mali i Zi është shumë afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në postim, Kos ka theksuar se Shtetet Anëtare kanë vendosur të fillojnë hartimin e Traktatit të Pranimit të Malit të Zi në BE, një proces që sipas saj po përshpejton reformat.

“Vendi i Malit të Zi brenda BE-së tani po merr formë. Sot, Shtetet Anëtare vendosën të fillojnë hartimin e Traktatit të Pranimit të Malit të Zi në BE. Ky është një hap i madh në rrugën drejt anëtarësimit në BE, një njohje e qartë e progresit të Malit të Zi dhe një inkurajim për të përshpejtuar reformat. Gjithashtu ofron një shans për të nxjerrë mësime nga zgjerimet e kaluara dhe për të përfshirë mbrojtje të reja dhe më të forta në traktatet e ardhshme të pranimit për të parandaluar kthimin prapa në sundimin e ligjit dhe vlerat themelore”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz