Barcelona vazhdon të hulumtojë tregun e transferimeve, për të përforcuar skuadrën gjatë merkatos verore.
Skuadra katalunase tashmë ka disa objeltiva për sezonin e ardhshëm, pasi klubi kërkon një qendërmbrojtës, një sulmues krahu dhe një sulmues qendre, shkruan IndeksOnline.
Në media janë përmendur disa emra deri tani, që janë në listën e “blaugranëve”.
Një nga emrat më të përfolur është Bernardo Silva, i cili është në vitin e fundit të kontratës me Manchester City-n.
Rafael Leao i Milanit dhe Pedro Neto i Chelseas, janë po ashtu nën vëzhgim nga Barcelona.
Në mbrojtje, po vëzhgohet futbollisti i Osasunës, Victor Monuz. 22-vjeçari po ashtu mund të riktheht te Real Madridi, derisa Barcelona fillimisht po kërkon një lojtar me më shumë eksperiencë./IndeksOnline/