BallinaBotëBE e ndarë për sanksione të reja kundër Izraelit

BE e ndarë për sanksione të reja kundër Izraelit

Të ngjajshme

Inspektorati Qendror i Punës kryen 41 inspektime, ndalon 16 vendpunime

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të...

MODELI I SUKSESIT I KOLEGJIT AAB

Nga: Furtuna Mehmeti Në një kohë kur arsimi i lartë...

Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 maj

Lideri i ardhshëm i Hungarisë, Péter Magyar pritet të...

Mbi 500,000 kg materiale të riciklueshme të grumbulluara nga Fondacioni Golden Eagle & Frutex

Brenda vetëm 12 muajve, njësia “Golden Eco”, në kuadër...

Një përpjekje e re për vendosjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Izraelit nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme nga shtetet anëtare, deklaroi sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas një takimi të ministrave të Jashtëm në Luksemburg.

Spanja, Belgjika dhe Irlanda ishin ndër vendet që kërkuan masa më të ashpra ndaj Izraelit, pasi edhe vitin e kaluar kishin mbështetur heqjen e përfitimeve nga tregtia e lirë.

Megjithatë, ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, u shpreh se masa të tilla janë “të papërshtatshme”.

Wadephul theksoi se kjo nuk do të thotë që çështjet problematike nuk duhet të diskutohen me Izraelin, duke përmendur si shembuj vendosjen e fundit të dënimit me vdekje dhe aktet e dhunës nga kolonët në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Pres që qeveria izraelite në tërësi të reagojë më qartë, më vendosmërisht dhe me të gjitha mjetet në dispozicion, në përputhje me shtetin ligjor, për të frenuar këtë dhunë të kolonëve”, tha ai, duke shtuar se nuk duhet të ketë asnjë aneksim në Bregun Perëndimor.

Gjermania mbetet një nga aleatët më të afërt të Izraelit brenda BE-së.

Megjithatë, vende të tjera si Spanja kanë qenë shumë më kritike ndaj veprimeve të qeverisë izraelite në Gaza, Bregun Perëndimor, Libani dhe Irani.

Ministri i jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, i bëri thirrje BE-së të ndërmarrë masa më të forta ndaj Izraelit, duke kërkuar rikthimin në tryezë të propozimit për heqjen e përfitimeve nga tregtia e lire, një masë e diskutuar edhe më parë.

Ai paralajmëroi se BE-ja rrezikon të humbasë besueshmërinë nëse nuk arrin t’i kërkojë Izraelit ndryshim kursi, duke dënuar shkeljet e armëpushimit në Gaza dhe zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor.

Albares i përshkroi gjithashtu veprimet e Izraelit në Liban si një “luftë pushtimi në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, që përfshin bombardime pa dallim”.

Si një kompromis i mundshëm në debat, Franca dhe Suedia propozuan kufizimin e importeve të produkteve nga vendbanimet izraelite në territoret palestineze, por sipas Kallas, edhe ky propozim nuk mori mbështetjen e mjaftueshme.

Ajo shtoi se rregullat e BE-së kërkojnë një shumicë të cilësuar për vendimet tregtare, që nënkupton mbështetjen e të paktën 15 nga 27 shtetet anëtare, të cilat përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së bllokut.

Ndërkohë, pezullimi i plotë i marrëveshjes së partneritetit mes BE-së dhe Izraelit do të kërkonte unanimitet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz