Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, ka deklaruar në një intervistë në RTK se Lëvizja Vetëvendosje i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit dhe se, sipas tij, opozita duhet të marrë pjesë në procesin e votimit në Kuvend.
Zulfaj tha se nuk ka arsye që të bllokohet procesi i qeverisjes dhe se rezultati i zgjedhjeve nuk duhet të tentohet të ndryshohet përmes bojkotit.
“Votat për presidentin janë. Vetëm duhet pjesëmarrja. Nuk ka arsye që të bllokohet qeverisja dhe të tentohet që rezultati i zgjedhjeve në kutia të përmbyset përmes bojkotit,” ka thënë ai.
Ai ka shtuar se opozita duhet të reflektojë dhe të marrë pjesë aktive në Kuvend, duke theksuar se pjesëmarrja në votim është obligim politik.
“Duhet reflektim prej opozitës. S’po ju lypet vota pro, por të marrin pjesë në Kuvend, të votojnë kundër apo pro. Duhet të jesh në Kuvend, ta shprehësh mendimin,” ka deklaruar Zulfaj.
Sipas tij, opozita duhet të jetë e pranishme në Kuvend dhe të shfrytëzojë mekanizmat demokratikë për të shprehur qëndrimin e saj. /Lajmi.net/