BallinaLajmeHamza: Kosova po përballet me kriza të vazhdueshme politike, vendi nuk duhet...

Hamza: Kosova po përballet me kriza të vazhdueshme politike, vendi nuk duhet të mbahet peng nga kalkulimet partiake

Të ngjajshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit Drejtues se Kosova po përballet me kriza të vazhdueshme politike të shkaktuara nga shumica parlamentare.

Hamza tha se vendi nuk duhet të mbahet peng nga kalkulimet politike dhe interesat e ngushta partiake.

“Partia Demokratike e Kosovës thekson se vendi nuk duhet të mbahet peng nga kalkulimet politike dhe interesat e ngushta partiake”, deklaroi ai.

Po ashtu në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së u diskutua për zhvillimet politike në vend, situatën ekonomike, procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe çështje të tjera me rëndësi, shkruan lajmi.net.

Sa i përket procesit të zgjedhjes së Presidentit, PDK ka vlerësuar se ka treguar gatishmëri për të kontribuar në zhbllokimin e situatës përmes një kandidati konsensual, pa kushte për përfshirje në bashkëqeverisje.

Megjithatë, sipas partisë, mungesa e vullnetit politik nga pushteti aktual ka pamundësuar zgjedhjen e presidentit, duke bërë që PDK ta konsiderojë të përmbyllur kontributin e saj në këtë proces.

PDK ka shprehur shqetësim edhe për përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe rritjen e kostos së jetesës, duke kërkuar masa urgjente për mbështetjen e qytetarëve.

Në fund, partia ka ritheksuar orientimin euroatlantik dhe ka kërkuar forcim të partneritetit me aleatët ndërkombëtarë, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme gjatë vitit 2026. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz