BallinaLajmeEkstradohet nga Gjermania në Kosovë një i dyshuar për grabitje

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një i dyshuar për grabitje

Të ngjajshme

Të enjten dhe të premten mbidhet Kuvendi në nga 10:00

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot...

PSG po kryeson garën ndaj gjigantëve evropianë për Diomanden

Talenti i ri Yan Diomande është kthyer në një nga emrat...

Policia e Kosovës, sot ka ekstraduar një shtetas kosovar nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘grabitje’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane. Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz