Në mbledhjen e sotme të Qeverisës ë Kosovës, kryeministri Albin Kurti është deklaruar edhe për situatën e krijuar me zgjedhjen e presidentit.
Kurti deklaroi se shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk është opsion.
Ai tha se zgjedhja e presidentit/es është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit.
“Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis dhe vendime jo të lehta. Ne e dimë që nuk ka parti që mund të pretendojë që i fiton 80 e më shumë deputetë, andaj duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve, dhe nga ato pozicione të zhvillohen diskutime të sinqerta e të arsyeshme në interesin më të mirë të vendit tonë. Ne jemi të hapur për zgjidhje e cila i përgjigjet vullnetit qytetar”, tha Kurti./Lajmi.net/