BallinaLajmeÇitaku për Kurtin, pas deklaratave në Barcelonë: Sillet si profesor i gjeopolitikës,...

Çitaku për Kurtin, pas deklaratave në Barcelonë: Sillet si profesor i gjeopolitikës, ndërsa Kosova paguan çmimin

Të ngjajshme

​Ngjarjet e datës 20 prill

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë,...

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

Një anije e kompanisë franceze të transportit detar CMA...

“Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka realizuar një intervistë...

Deputetja e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, të bëra gjatë fjalimit të tij në “Global Progressive Mobilisation” në Barcelonë, ku ai kërkoi që e majta të marrë rol më të madh në çështjet gjeopolitike dhe në drejtimin strategjik të Evropës.

Çitaku e cilësoi fjalimin e Kurtit si kontradiktore dhe të shkëputur nga realiteti me të cilin, sipas saj, po përballet vendi. “Sa tragjik aq edhe qesharak. Sepse një njeri që ka lënë vendin pa zgjidhje, pa aleatë të konsoliduar, pa njohje të reja dhe pa drejtim të qartë strategjik, sot sillet si profesor i gjeopolitikës”, shkroi ajo.

Sipas Çitakut, ndërkohë që Kurti flet për gjeopolitikë dhe për rolin e së majtës në zhvillimet ndërkombëtare, Kosova po përballet me pasoja të rënda të qasjes së tij në qeverisje. Ajo tha se vendi “vazhdon të paguajë çmimin e një qasjeje primitive, provinciale dhe ideologjike ndaj botës”, duke e akuzuar ekzekutivin për mungesë vizioni dhe izolim politik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz