BallinaLajme“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë...

“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në

Të ngjajshme

Edhe Zvicra ndalon koncertin e Kanye West, e “godasin” fort

Klubi zviceran i futbollit FC Basel anuloi koncertin e...

Parku solar në KEK, investim 103 milionë euro për energji të pastër

Hapësira e cila ndër vite ka qenë simbol i...

Miri thyen heshtjen pas finales së madhe të BBVA-së

Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri, e...

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë hyrë në një fazë të re përshkallëzimi diplomatik, pas refuzimit të Teheranit për të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve për paqe.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, vendimi vjen si pasojë e asaj që Teherani e quan “kërkesa të tepërta dhe pritje jorealiste” nga pala amerikane, si dhe ndryshime të vazhdueshme në qëndrimet e Uashingtonit.

Në deklaratë përmendet gjithashtu se një nga arsyet kryesore të mungesës në tryezën e negociatave është vazhdimi i bllokadës detare të vendosur ndaj Iranit, e cila sipas Teheranit po ndikon drejtpërdrejt në klimën e dialogut.

Raundi i bisedimeve ishte planifikuar si një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të avancuar drejt një marrëveshjeje më të gjerë, por zhvillimet e fundit tregojnë një përkeqësim të situatës diplomatike.

Ndërkohë, palët nuk kanë konfirmuar ende nëse do të ketë një datë të re për rifillimin e negociatave, duke lënë të hapur pasigurinë mbi të ardhmen e procesit të paqes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz