BallinaLajmeTragjedi në SHBA, tetë fëmijë të vrarë pas të shtënave në masë

Tragjedi në SHBA, tetë fëmijë të vrarë pas të shtënave në masë

Të ngjajshme

Parku solar në KEK, investim 103 milionë euro për energji të pastër

Hapësira e cila ndër vite ka qenë simbol i...

Miri thyen heshtjen pas finales së madhe të BBVA-së

Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri, e...

“Jam i mërzitur”, trajneri i Arsenalit pas humbjes: U përgatitëm mirë…!

Skuadra e Manchester Cityt shënoi fitore 2:1 ndaj Arsenalit...

Tetë fëmijë janë vrarë pas të shtënave në masë në Shreveport të Lousianës së SHBA-ve.

Siç raporton NBC News, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë së Shreveportit iu përgjigjën thirrjes së bllokut 300 të West 79th Street menjëherë pas orës 6 të mëngjesit (sipas orës lokale) pas raportimeve për një shqetësim familjar.

Zëdhënësi i policisë Christopher Bordelon e përshkroi skenën e krimit si “të gjerë”, që përfshin dy shtëpi në zonë dhe një të tretë në “Harris Street”, aty pranë.

Dhjetë persona u qëlluan, ku tetë prej tyre mbetën të vrarë. Viktimat janë të moshës nga 1 deri në 14 vjeç, bëri të ditur Bordelon në një konferencë për shtyp. Ai tha se të shtënat ndodhën të shtunën në mbrëmje.

“Personi përgjegjës, sapo u largua nga vendi i ngjarjes, kreu një grabitje makine këtu, shumë afër qoshes së West 79th dhe Lynnwood, në të cilën kohë, zyrtarët e patrullës së policisë së Shreveport e ndoqën automjetin”, tha Bordelon.

Zyrtarët policorë qëlluan dhe vranë të dyshuarin gjatë ndjekjes, shtoi tutje Bordelon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz