BallinaLajmeAKR zgjedh strukturat e reja udhëheqëse

AKR zgjedh strukturat e reja udhëheqëse

Të ngjajshme

Endrick në super formë, gol dhe asist ndaj PSG-së

Skuadra e Lyonit është duke fituar 0:2 ndaj PSG-së...

Pep Guardiola sërish e “gjuan” presionin te Arsenali: Ata janë lider të Premier League

Skuadra e Manchester Cityt shënoi fitore 2:1 ndaj Arsenalit,...

Jessica Chastain shkëlqen në “Oscars of Science”, shfaqet me stil të ri në tapetin e kuq

Jessica Chastain tërhoqi vëmendjen teksa prezantoi një stil të...

Komisionerja për zgjerim e BE-së tregon kur mund të anëtarësohet Shqipëria në BE

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka...

Aleanca Kosova e Re (AKR) njofton se ka mbajtur mbrëmë, Kuvendin e VI Zgjedhor të Jashtëzakonshëm, ku janë zgjedhur me shumicë votash strukturat e reja drejtuese të partisë.

“Në krye të AKR-së është zgjedhur Emir Abrashi, ndërsa Sekretar i Përgjithshëm Liridon Llapashtica. Nënkryetarë janë zgjedhur Gjergj Beka, Festina Kurteshi, dhe Bejtush Gashi. Po ashtu, Petrit Makolli është zgjedhur Sekretar Organizativ, ndërsa Gëzim Rafuna Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se “në shenjë vlerësimi për kontributin e tij, Behgjet Pacolli është nderuar me titullin President Emeritus i AKR-së”.

“Kuvendi ka zgjedhur edhe Këshillin e Përgjithshëm si dhe ka miratuar plotësim-ndryshimet në Statutin e partisë. Po ashtu, në mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm, është zgjedhur edhe Kryesia e re e AKR-së”, theksohet tutje.

“Procesi është zhvilluar nën vëzhgimin e zyrtarëve të KQZ-së, duke garantuar transparencë dhe standarde demokratike”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz