BallinaLajmeKosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin në kulturë dhe trashëgimi

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin në kulturë dhe trashëgimi

Të ngjajshme

​Ngjarjet e datës 20 prill

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë,...

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

Një anije e kompanisë franceze të transportit detar CMA...

“Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka realizuar një intervistë...

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Maltë, ku është diskutuar forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Gjatë vizitës, ajo ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve kryesore kulturore në Maltë, përfshirë Ministrinë e Kulturës, Agjencinë e Kulturës, Heritage Malta dhe Komitetin Kombëtar për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

“Gjatë vizitës zyrtare në Maltë, në vijim të zbatimit të marrëveshjes së arritur më herët ndërmjet dy vendeve tona, zhvilluam takime me udhëheqës të institucioneve kyçe në fushën e kulturës dhe trashëgimisë,” ka deklaruar Bogujevci.

Ajo ka bërë të ditur se në këto takime është diskutuar për zhvillimin e sektorit të kulturës, si dhe për mënyrat e ruajtjes, menaxhimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, me synim zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e komuniteteve.

Sipas saj, kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në mbrojtjen e vlerave kulturore.

Autoritetet e të dy vendeve kanë shprehur gatishmëri për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta kulturore dhe trashëgimore.