Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar një aksion të gjerë kundër narkotikëve në një fshat të komunës së Pejës, ku është zbuluar një laborator i madh për prodhimin e drogës.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për Lajmi.net se gjatë këtij operacioni është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, si dhe pajisje që shërbenin për prodhimin e tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishme njësitë antidrogë të Policisë së Pejës, së bashku me njësitet tjera relevante dhe prokurori i krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i KEDS, të cilët kanë konstatuar se laboratori ishte i kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik.
Sipas autoriteteve, aksioni është ende në zhvillim dhe pritet që të ketë arrestime në lidhje me këtë rast./Lajmi.net/