BallinaLajmeRasti Azemi–Manxhuka, Damati: Efektet ligjore fillojnë vetëm pas vendimit të formës së...

Rasti Azemi–Manxhuka, Damati: Efektet ligjore fillojnë vetëm pas vendimit të formës së prerë

Të ngjajshme

Ganimete Musliu e nis ditën me foto të ish-presidentit Thaçi: Mirëmëngjesi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka...

Mot i paqëndrueshëm të mërkurën, me riga shiu lokale

E mërkura pritet të karakterizohet nga mot relativisht i...

Hakimi takon Rihannën dhe i dhuron fanellën e PSG-së

Sot, mbrojtësi 27-vjeçar i PSG-së dhe i kombëtares së...

Siguria në ndërtimtari/ Shoqata e Ndërtimit nesër takohet me ministrin Hoti

Shoqata e Ndërtimit në Kosovë nesër do të zhvillojë...

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Egzon Azemit dhe Arlind Manxhukës, avokati Musa Damati ka sqaruar për lajmi.net aspektet kushtetuese dhe procedurale lidhur me rastin dhe efektet e tij juridike.

Sipas tij, çështja e mandatit të deputetit rregullohet qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe dispozitat përkatëse.

“Mandati i deputetit fitohet dhe humbet duke u bazuar në dispozitat kushtetuese, të cilat definohen qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Damati.

Ai ka theksuar se në këtë rast vlen parimi i prezumimit të pafajësisë, sipas të cilit çdo person konsiderohet i pafajshëm derisa të ketë një vendim të formës së prerë.

“Prezumohet pafajësia, që nënkupton se çdo person i akuzuar konsiderohet i pafajshëm derisa nuk konfirmohet e kundërta me vendim të plotfuqishëm të gjykatës”, ka deklaruar ai.

Damati ka shtuar se rasti aktual ndodhet ende në procedurë ankimore dhe nuk është përfundimtar.

“Në rastin konkret, stadi i procedurës penale është në fazën e apelit, pra rasti nuk është i plotfuqishëm”, ka theksuar ai.

Sipas tij, efektet juridike të një vendimi gjyqësor fillojnë vetëm pas formës së prerë.

“Efektet e vendimeve gjyqësore në procedurën penale fillojnë të prodhojnë pasoja juridike nga momenti i plotfuqishmërisë së vendimit”, ka shtuar Damati./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz