BallinaBotëPërfundojnë bisedimet Izrael-Liban në SHBA, ambasadori izraelit jep detaje

Përfundojnë bisedimet Izrael-Liban në SHBA, ambasadori izraelit jep detaje

Të ngjajshme

Vizita në Kosovë, post Kurtit e Konjufcës, ministri belg sot takohet edhe me Haxhiun

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës,...

Sjellja e çuditshme e 14 vjeçarit turk, para se të kryente masakren në shkollë

Një video që qarkullon në internet dyshohet se tregon...

Olise e thumbon Real Madridin: A janë këta mbretërit e Championit?

Pas një nate të çmendur në Champions League, Bayern...

Ministria e Punës nis inspektimet për siguri dhe shëndet në vendet e punës

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare...

Ambasada izraelite në Uashington ka konfirmuar se bisedimet e së martës me Libanin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfunduar.

Pas këtyre negociatave, ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, ka dhënë detaje për gazetarët që ishin mbledhur për të përcjell nga afër këtë zhvillim të rëndësishëm.

Ai ka dhënë detaje rreth këtyre negociatave në departamentin e shtetit të SHBA-së.

“Ne folëm për një sërë gjërash, më e rëndësishmja për vizionin afatgjatë, ku do të ketë një kufi të përcaktuar qartë midis vendeve tona, dhe e vetmja arsye pse do të na duhet të kalojmë në territorin e njëri-tjetrit do të jetë me kostume biznesi për të kryer biznes ose me kostume banje për të shkuar me pushime. Ne e bëmë të qartë se siguria e civilëve tanë nuk është në negociata,”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Hezbollahu është më i dobësuar se kurrë më parë. “Luftërat e Izraelit në Liban e kanë dobësuar Hezbollahun deri në atë pikë sa është e mundur që qeveria libaneze të “kalojë në një epokë të re paqeje”, ka thënë ai. thotë Leiter.

Ai ka thënë se të tre palët kanë folur për dy orë e gjysmë dhe një deklaratë e përbashkët pritet të publikohet së shpejti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz