BallinaLajmeDënimi i dyshes së VV-së Azemi-Manxhuka, Bajraktari: Mandati i deputetit varet nga...

Dënimi i dyshes së VV-së Azemi-Manxhuka, Bajraktari: Mandati i deputetit varet nga vendimi i formës së prerë

Të ngjajshme

“Mos harroni, e mposhtëm dy herë Real Madridin”, Joshua Kimmich i lumtur pas kualifikimit

Bayern Munich ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të UEFA...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Selin: Largohem e fituar, edhe pa vendin e parë

Selin, ka folur së fundmi në BBV Radio, ku...

Arsenali ia del të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Skuadra e Arsenalit është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës...

Gjykata ka shpallur vendim ndaj Egzon Azemit dhe Arlind Manxhukës, të cilët u dënuan për vepra penale që lidhen me “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” dhe “kanosje”. Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.

Lidhur me rastin, avokati Ardian Bajraktari ka sqaruar për lajmi.net se vendimi i shpallur është ende i shkallës së parë dhe nuk është i formës së prerë.

“Natyrisht se është vetëm i shkallës së parë, duhet pritur që i njëjti t’u dorëzohet palëve, prej nga ku fillon me rrjedhë afati për paraqitjen e ankesës nga palët e autorizuara dhe të pakënaqura me vendimin”, ka thënë ai.

Ai shtoi se aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm vetëm pasi të konfirmohet nga Gjykata e Apelit.

“Kurse ky vendim bëhet i plotfuqishëm vetëm nëse konfirmohet si i tillë edhe nga ana e Gjykatës së Apelit”, ka deklaruar Bajraktari.

Sa i përket mandatit të deputetit, Bajraktari ka sqaruar se Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë rastet kur mandati mund të përfundojë.

“Referuar nenit 70, paragrafi 3, nënparagrafi 3.6 të Kushtetutës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, ndër të tjera nëse deputeti dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz