BallinaSportProkuroria kërkon deri në 2 vite burg për tifozët senegalezë pas incidentit...

Prokuroria kërkon deri në 2 vite burg për tifozët senegalezë pas incidentit në finalen e Kupës së Afrikës

Të ngjajshme

Vizita në Kosovë, post Kurtit e Konjufcës, ministri belg sot takohet edhe me Haxhiun

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës,...

Sjellja e çuditshme e 14 vjeçarit turk, para se të kryente masakren në shkollë

Një video që qarkullon në internet dyshohet se tregon...

Olise e thumbon Real Madridin: A janë këta mbretërit e Championit?

Pas një nate të çmendur në Champions League, Bayern...

Ministria e Punës nis inspektimet për siguri dhe shëndet në vendet e punës

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare...

Prokurorët kanë kërkuar dënime deri në dy vite burg për 18 tifozë nga Senegali, të cilët tentuan të futeshin në fushë gjatë finales së Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON).

Ngjarja ka ndodhur pas ndeshjes finale mes Marokos dhe Senegalit, duke shkaktuar ndërprerje dhe shqetësim për sigurinë në stadium, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton RMC Sport, autoritetet i akuzojnë tifozët për cenim të rendit dhe rregullave të sigurisë në një event të madh sportiv.

Nga ana tjetër, mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë, duke theksuar se tifozët nuk kishin qëllim të nxisnin dhunë.

Sipas avokatëve, ata u detyruan të hynin në fushë për t’i shpëtuar një shtypjeje të turmës në tribuna, që mund të kishte pasoja të rënda për sigurinë e tyre.

Avokatët kanë kërkuar gjithashtu që gjykata të shqyrtojë me kujdes pamjet filmike nga stadiumi, të cilat sipas tyre mund të vërtetojnë versionin e klientëve të tyre.

Vendimi i gjykatës pritet të merret pas analizimit të plotë të provave dhe dëshmive./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz