BallinaLajmeGola: Në seancën e së premtes futet Projektligji për Byronë për Konfiskimin...

Gola: Në seancën e së premtes futet Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Të ngjajshme

Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, ka bërë të ditur se ka pasur pajtim nga Kryesia e Kuvendit që në seancën e së premtes të përfshihet në rend dite Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai tha se seanca është caktuar për të premten në ora 10:00, duke sqaruar se shtyrja nga e enjtja është bërë për shkak të afateve procedurale të përcaktuara në rregullore, raporton lajmi.net

Ai tutje tha se pikat tjera janë çështje më shumë të brendshme të Kuvendit, nuk ka diçka tjetër specifike.

“Sot nuk patëm diçka shumë specifike, përjashtimisht faktit që seancën e kemi caktuar të premten në ora 10:00. Arsyeja pse nuk u vendos për të enjten, që është rëndom praktikë parlamentare, konsiston në faktin që ishim një ditë me vonesë në mbajtjen e mbledhjes së kryesisë dhe për shkak se rregullorja në mënyrë shprehimore e përcakton afatin dyditor prej mbledhjes së kryesisë, respektivisht prej ndarjes së materialeve për deputetët e deri te seanca plenare e radhës, u deshëm që të shtyjmë për të premten ose të shkojmë me seancë të jashtëzakonshme. Po, patëm dakordim edhe me nënkryetarët e grupeve parlamentare dhe të premten në orën 10:00 do të kemi seancën plenare të radhës, ku si pika më të veçanta janë projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, edhe vendimin e Qeverisë për dërgimin e forcave të sigurisë në Gaza. Pikat tjera janë çështje më shumë të brendshme të Kuvendit, nuk ka diçka tjetër specifike”, tha ai./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz