BallinaLajmeKomisioni për Çështje të Sigurisë miraton vendimin e Qeverisë për dërgimin e...

Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton vendimin e Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Të ngjajshme

Ministria e Punës nis inspektimet për siguri dhe shëndet në vendet e punës

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare...

Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e reja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka...

Udhëheqësit e Izraelit dhe Libanit do të flasin sot, i thotë një zyrtar izraelit CNN-it

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të bisedojë me Presidentin...

Gruda: S’ka ndryshim qëndrimi për presidentin, s’duhet domosdoshmërisht të jetë i PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka...

Hungari: Magyar do të dëbojë ‘migrantët VIP’ të Orbanit

Gruevski, Ziobro e të tjerë: Viktor Orbán-i u dha...

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar me të gjitha votat për vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se ky vendim dëshmon pjekurinë e shtetit dhe kapacitetin e FSK-së për të marrë përgjegjësi ndërkombëtare.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, për ushtarin e Kosovës, është një strukturë serioze, profesionale dhe gjithmonë më e gatshme që të marrë përgjegjësi përtej kufijve të vendit. Kërkesa e FSK-së për pjesëmarrje në operacione jashtë vendit, e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është në proces shqyrtimi në Kuvend; është një hap i rëndësishëm që tregon pjekurinë e shtetit tonë dhe besimin që kemi ndërtuar në kapacitetet tona mbrojtëse. Mbështetja e FSK-së në këtë rrugëtim duhet të jetë e plotë dhe pa dilema, prandaj edhe në emër të Partisë Demokratike të Kosovës ofrojmë mbështetje të plotë, duke besuar fuqishëm që aty ku është Forca e Sigurisë së Kosovës, është dinjiteti, profesionalizmi dhe disiplina”, tha ajo.

Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi, theksoi se FSK-ja është e gatshme të kontribuojë në misione paqeruajtëse krah aleatëve ndërkombëtarë.

“Forcës së Sigurisë së Kosovës që tashmë është e gatshme të jetë partnere dinjitoze krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj në një mision paqeje në Gaza, por jo vetëm atje, por është e gatshme që të jetë kontribuese në të gjithë botën kudo që është e nevojshme. Ne si shtet, si kuvend, jemi të detyruar që t’i sigurojmë ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare të cilat i mbrojnë ata, nuk e cenojnë integritetin e tyre. Jemi përgjegjës që tashmë edhe e kemi bërë si kuvend dhe si qeveri që të mbështeten financiarisht me mjete, të kenë trajnime dinjitoze. Këtë po e bëjmë dhe do ta bëjmë në vazhdimësi. Dhe edhe njëherë i mbështesim të gjithë ata ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të jenë në një mision paqeje”, tha ajo.

Deputeti i LDK-së, Fadil Hadergjonaj, e cilësoi si lajm të mirë për Kosovën pjesëmarrjen në këtë mision, duke kërkuar mbështetje të plotë për pjesëtarët e FSK-së.

“Të gjithë sfidave në vazhdimësi qoftë individualisht qoftë si ekip në gara të ndryshme, stërvitje të ndryshme, në aspektin e edukimit profesional dhe herë, dhe është një lajm i mirë për vetë Kosovën por natyrisht edhe për forcën e sigurisë së Kosovës, e cila do të prezantojë në këtë mision që është domethënë hera e parë që ne marrim pjesë në një mision të kësaj natyre, të paqes, ku janë edhe në kuadër të shumë ushtrive të tjera. Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës mbështesim këtë mision, mbështesim FSK-në, në të njëjtën kohë kërkojmë që këta pjesëtarë që do të zbarkojnë në këtë forcë, në kuadër të forcës stabilitetit në Gaza, ta kenë mbështetjen e plotë qoftë në aspektin logjistik qoftë aspektin e pajisjeve”, tha ai. /Ekonomiaonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz