BallinaLajmeNexhi nga Kosova e vë në pikëpyetje autenticitetin e pamjeve nga misioni...

Nexhi nga Kosova e vë në pikëpyetje autenticitetin e pamjeve nga misioni Artemis II, i përgjigjet NASA

Të ngjajshme

JD Vance dhe Ghalibaf, udhëheqësit e dy delegacioneve në dialogun ShBA-Iran

Kryetar i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, pritet...

Kush janë dy të fuqishmit që do të udhëheqin negociatat SHBA-Iran

Kryetar i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, pritet...

Championsi vjen sonte me dy përballje gjigantësh

Mbrëmja e sotme në Champions League sjell emocione të...

Një koment i bërë nga Nexhi Krasniqi, një qytetar nga Kosova, në një postim të NASA-s në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen edhe të Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane.

Nexhi e vuri në pikëpyetje autenticitetin e disa pamjeve të hënës të publikuara nga NASA dhe të realizuara në misionin Artemis II.

Në postimin ku paraqiteshin pamje të realizuara nga anija kozmike Orion gjatë fluturimit rreth anës së fshehtë të Hënës, qytetari nga Kosova pyeti pse nuk duken yjet në fotografi dhe sugjeroi se pamjet mund të ishin krijuar nga inteligjenca artificiale.

“Pse nuk janë të dukshme yjet nga kjo pozicion? Dyshoj se është krijuar nga inteligjenca artificiale!”, shkroi ai në koment.

Reagimi nga NASA nuk vonoi. Pas vetëm pesë minutash, NASA iu përgjigj drejtpërdrejt, duke shpjeguar arsyen shkencore pas mungesës së yjeve në pamje.

“Ne s’mund t’i shohim yjet në këto imazhe sepse yjet duken relativisht shumë të zbehtë në krahasim me Hënën, e cila është shumë më afër dhe reflekton shumë më tepër dritë. Kamerat mund të kapin vetëm një interval të caktuar midis pjesëve më të ndritshme dhe më të errëta të një skene”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz