HomeLajmeJD Vance dhe Ghalibaf, udhëheqësit e dy delegacioneve në dialogun ShBA-Iran

JD Vance dhe Ghalibaf, udhëheqësit e dy delegacioneve në dialogun ShBA-Iran

Të ngjajshme

Si ta hiqni kafeinën e tepërt nga trupi?

Ndodhë që konsumojmë shumë kafe dhe kemi efekte anësore...

Artan Abazi nuk merr votat e nevojshme për zëvendëskryesues të KGJK-së në raundin e parë

Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), zgjedhja...

Gjenerali i KFOR-it merr pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut në Prishtinë

Zv/komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), brigadieri...

Kryetar i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, pritet të udhëheqë delegacionin iranian në bisedimet që do të zhvillohen këtë të premte në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ndërsa delegacioni i Shteteve të Bashkuara pritet të përfaqësohet nga zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, sipas agjencisë iraniane ISNA.

Raporti zyrtar i Iranit tregon se kuadri i propozimit me 10 pika i Teheranit përqendrohet jo vetëm tek programi bërthamor dhe siguria rajonale, por përfshin edhe çështjen e sanksioneve primare dhe sekondare ndaj Iranit, të vendosura në dekadat e fundit dhe që kanë rënduar mbi ekonominë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit për rreth 45 vite.

Analistët e politikës ndërkombëtare e shohin këtë takim si një mundësi të rrallë për të transformuar armëpushimin e përkohshëm në një marrëveshje më të gjerë dhe të qëndrueshme, që mund të ndikojë në stabilitetin e rajonit dhe uljen e tensioneve ndërkombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz