BallinaLajmeKFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1...

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë, operuan me dronin “X-300 Integrator”

Të ngjajshme

Greqia pritet të njoftojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, pritet të njoftojë këtë të...

Kurti në veri, pritet hapja e filialit të Administratës Tatimore të Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke qëndruar sot...

Kurti arrin në veri (Pamje)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në veri...

KFOR përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se ushtarë nga Luksemburgu, Holanda dhe Belgjika, që formuan njësinë e Beneluksit të caktuar në Batalionin e Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimit (ISRBN) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, pas një viti shërbimi të përkushtuar kanë përfunduar misionin e tyre në Kosovë..

Gjatë qëndrimit në Kosovë në kuadër të KFOR-it, kjo njësi ka përdorur sistemin ajror pa pilot “X-300 Integrator”, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për situatën dhe efektivitetin opracional në të gjithë rajonin “duke reflektuar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

KFOR-i në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare ritheksojnë se misioni ushtarak vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz