Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 0-1 nga Turqia në finalen e Play-Off për kualifikim në Kampionatin Botërorë.
Pas ndeshjes një tifozë u fut në fushë me flamurin kombëtar duke mbajtur në krahë.
Por për një moment ai e gjuajti në tokë atë për të bërë foto me Milot Rashicën.
Ishte mbrojtësi i Turqisë, Abdulkerim Bardarkci i cili e mori flamurin nga toka dhe ia dha Milot Rashicës.
Sulmuesi dardan pastaj e paloi flamurin dhe ia dha një pjesëtari të staidumit.
Mbrojtësi turk bëri një gjest të mirë pasi tifozi i papërgjegjshëm, përveç se hyri në stadium e përdhosi edhe flamurin kombëtar.