BallinaSportKapiteni Gjimshiti: Dështimin ta kthejmë në forcë dhe pozitivitet për të ardhmen

Kapiteni Gjimshiti: Dështimin ta kthejmë në forcë dhe pozitivitet për të ardhmen

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Në prag të ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës që do të luhet nesër në Valencia, në orën 20:45, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën në konferencën zyrtare para kësaj përballjeje.

Kapiteni Gjimshiti e nisi me një vlerësim për rrugëtimin e kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2026, duke e konsideruar si të mirë dhe pozitiv.

“Rrrugëtimi ka qenë shumë i mirë dhe pozitiv. Jeta është e shpejtë dhe mendohet veç gjëja e fundit, humbja me Poloninë. Që ndoshta e prish pak bukurinë e asaj që kemi bërë deri më tani në 2-3 vitet e fundit. Por prapë jemi pozitivë. Në këto momente, është pak ‘negativiteti’ në kokë, por duhet ta ndryshojmë dhe kthejmë në forcë dhe ta marrim me pozitivitet për të ardhmen e kombëtares shqiptare”, tha ai fillimisht.

Mbrojtësi kuqezi nënvizoi se skuadra duhet të lërë pas humbjen me Poloninë dhe mërzitjen ta kthejë në forcë për të ardhmen e kombëtares shqiptare.

“Është një skuadër shumë e fortë, në këto nivele siç jemi ne, Polonia apo Suedia. Pasi Ukraina ishte në këtë ‘final 4’ për biletën e fundit për Botëror. Duhet vlerësuar ekipi kundërshtar. Gjendja e ekipit? – Jemi të mërzitur, por sa më shumë kohë kalon, duhet ta kthejmë në forcë dhe të mendojmë vetëm për këtë ndeshje dhe të marrim një gjë pozitive nesër në këtë duel”, shtoi ai.

Ndër të tjera, kapiteni Berat Gjimshiti vlerësoi ekipin e Ukrainës – me theks të veçantë te Ruslan Malinovski – dhe kërkon që së bashku me skuadrën të marrin një rezultat pozitiv nesër.

“Vlerësimi është shumë i lartë. Kemi kaluar disa vite bashkë shumë pozitive tek Atalanta dhe e vlerësoj si lojtar dhe si djalë. Vlerësimi është shumë i madh. Besoj që edhe tek Ukraina është një lojtar kyç . Besoj që gjëja më e fortë që ka Malinovskin është gjuajtja nga distanca. Duhet të jemi afër në mbrojtje dhe mos ta lëmë të godasë portën sepse shumë shpesh e ka një gjuajtje shumë të fortë dhe godet shumë mirë”, e mbylli kapiteni i kombëtares./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz