BallinaSportGattuso: Për ne është njëjtë si Uellsi, si Bosnja

Gattuso: Për ne është njëjtë si Uellsi, si Bosnja

Të ngjajshme

A ka dikush që mundet me i fitu mbi 40% në Kosovë? – Hoxha: Besoj se po

Analisti Ylli Hoxha, ka folur për mundësinë që një...

Vetëm 10 mjekë dominojnë recetat për kanabis mjekësor

Vetëm dhjetë mjekë kanë përshkruar më shumë se gjysmën...

Rreziku i kancerit të gjirit rritet nga pesha dhe alkooli

Gratë në moshë të mesme që janë mbipeshë dhe...

Gennaro Gattuso siguron se Italia “nuk sheh asnjë diferencë midis Uellsit dhe Bosnjës”, duke dhënë vlerësime të larta për “mikun e mirë” Edin Dzeko, ndërsa parashikon disa lojëra mendore për “play-offin” e Kupës së Botës.

Ndeshja fillon të martën në “Bilino Polje” në Zenicë në orën 20:45, dhe fituesi do të vendoset pas 90 minutash, shtesë ose madje penalltie.

“Azzurri” fituan 2-0 kundër Irlandës së Veriut në Bergamo të enjten, ndërsa Bosnja mundi Uellsin me penallti pas një barazimi 1-1 në Cardiff.

Plani i tyre fillestar ishte të fluturonin më herët, por gjendja e fushës nga shiu dhe bora i detyroi të zhvillonin seancën e sotme stërvitore në Itali, duke mbërritur në Zenicë vetëm në mbrëmje.

“Çdokush që jeton për futbollin e bën për momente si kjo,” tha Gattuso për “Sky Sport Italia” pas inspektimit të fushës.

“Personalisht, ndjej tensionin, nuk ka asgjë më mirë se kaq. Nëse nuk e ndjen, atëherë duhet të varësh këpucët, ose si trajner thjesht të shkosh në shtëpi. E dimë që ka shumë në lojë, jemi të vetëdijshëm që Italia nuk ka marrë pjesë në dy Kupat e fundit të Botës, por gjithashtu duhet të rezervojmë gjithë energjinë për fushën nesër dhe të mos e shpërdorojmë më pare”, tha ai.

Gattuso ishte pjesë e skuadrës së vitit 2006 që fitoi Kupën e Botës dhe pati gjithë një komb që festonte, dhe tani mund t’i dhurojë vendit një lloj tjetër gëzimi duke kualifikuar si trajner.

“Që nga dita e parë që mora detyrën te kombëtarja ndjej një përgjegjësi të madhe, por nuk mund të mendoj se çfarë ndodh nëse ka diçka pozitive ose negative. Duhet të shikoj në sytë e lojtarëve të mi dhe t’u jap besim. Nuk e bëj këtë për t’ua dhuruar, por sepse besoj se mund ta arrijmë këtë objektiv”, shtoi ai.

“Në shtatë muajt e fundit, ekipi ka përmirësuar shumë. Mund të mos jemi të bukur stilistikisht, por kjo është në rregull. Historia jonë tregon se me mentalitet, uri dhe aftësinë për të duruar vështirësitë, shumë prej nesh arritën gjëra të jashtëzakonshme dhe krejt të papritura duke veshur këtë fanellë. Kjo është diçka që nuk mund ta bëjmë pa këto cilësi”, vazhdoi tutje Gattuso.

Raportohet gjerësisht se Gattuso nuk planifikon të bëjë ndryshime në formacionin titullar kundër Irlandës së Veriut, pavarësisht thirrjeve për Francesco Pio Espositon dhe Marco Palestran për të zëvendësuar Mateo Reteguin dhe Matteo Politanon.

Në atë ndeshje, Sandro Tonali shënoi golin e parë dhe më pas asistoi për Moise Kean që të bëjë 2-0.

“Po flisja me stafin tim dhe e dinim që mund të kishte vështirësi. Them falë Zotit që Irlanda e Veriut u përpoq të luante më shumë me pasime, sepse nëse thjesht do të hidhte topa në zonë, mund të kishim pasur vështirësi më të mëdha,” tha Gattuso.

“Nesër do të jetë një lojë tjetër, sepse Bosnja ka dy krahu të shpejtë dhe të kualitetshëm, dy sulmues që lëvizin shumë mirë për të marrë topat e kthyer nga krahu. Duhet të kemi guxim me topin, sepse Bosnja është një ekip i vërtetë që di çfarë do të bëjë”, u shpreh ai.

Trajneri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Sergej Barbarez, tha se është gati të “parkojë autobusin” nëse merr avantazhin ndaj Italisë, por Gattuso nuk e beson këtë.

“E di që Sergej është një lojtar i madh pokeri, kështu që nuk mendoj se ky është një ekip që do të parkojë autobusin. Ata kanë shumë kualitet dhe respektojnë kundërshtarët, kështu që duhet të bëjmë të njëjtën gjë”, tha trajneri italian.

“Pavarësisht asaj që ndodhi ditën tjetër, e vërteta është se nuk ka diferencë midis Uellsit dhe Bosnjës. Kjo u përhap si një kontest, Federico bëri shumë mirë që komentoi, por nuk është klishe të pranojmë se kjo është një ndeshje e vështirë dhe ne i respektojmë ata”.

Kjo ishte në referencë të klipit ku Federico Dimarco, Guglielmo Vicario dhe lojtarë të tjerë të Italisë festonin kur Bosnja mundi Uellsin me penallti, duke sugjeruar se ata nuk preferonin të shkonin në Cardiff për finalen e “play-offit”.

Edin Dzeko gjithashtu komentoi mbi situatën, duke konfirmuar dashurinë e tij për Italinë pas kaq shumë viteve në Serie A.

“Jam i lumtur që më pyetët këtë,” tha Gattuso.

“Kam bërë shumë gabime në jetë, por kur vjen puna te futbolli, rrallë gaboj. Kam folur me Dzekon për dy muaj vitin e kaluar kur isha te Hajduk Split dhe doja ta merrja nga Fenerbahçe, por klubi nuk kishte burimet për të rënë dakord”, vazhdoi ai.

“Megjithatë, u krijua një raport i jashtëzakonshëm, ai është shumë para të tjerëve si profesionist, prandaj nuk është rastësi që edhe në moshën 40-vjeçare ende shënon dhe thotë gjëra që nuk duhet marrë si të mirëqena. Kjo është dëshmi që është një kampion i madh dhe një njeri i madh. Nuk më habit asgjë. Kemi krijuar një miqësi të fortë, dhe e përgëzoj si lojtar dhe si person”.

Së fundi, a ka Gattuso një mesazh për tifozët italianë?

“Pashë që ishin 10 milionë shikues televizivë kur luajtëm kundër Irlandës së Veriut, dhe duke shkuar nëpër Itali këto muaj, e di që varet nga ne t’u japim atyre atë gëzim”, e mbylli ai./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz