BallinaBotëSulme me raketa dhe dronë në Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara...

Sulme me raketa dhe dronë në Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, disa persona të lënduar

Të ngjajshme

Rasti në Graçanicë, Sveçla: Direktiva të orkestruara nga Serbia

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

Industria e automjeteve përgatitet për mungesë të vajit motorik

Çmimet me shumicë të vajit motorik po rriten me...

Haxhiu:Njohja e AKA nga SHBA, arritje e madhe për arsimin e lartë në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë raportuar ditën e sotme për sulme me raketa dhe dronë.

Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit njoftoi se 14 raketa balistike dhe 12 dronë u zbuluan brenda hapësirës ajrore të vendit.

“Si rezultat, një nga kampet e Forcave të Armatosura u godit, duke shkaktuar lëndime për 10 persona”, thuhet në deklaratë.

Katar njoftoi se kishte zbuluar “një numër dronësh” të nisur nga Irani, të cilët u neutralizuan me sukses.

Ndërkohë, ministria e mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore po “angazhoheshin në mënyrë aktive” për të parandaluar sulmet, pasi 16 raketa balistike dhe 42 dronë u lëshuan drejt vendit nga Irani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz