BallinaSportNuk luajti ndaj Polonisë, por Anis Mehmeti krenar që bën pjesë në...

Nuk luajti ndaj Polonisë, por Anis Mehmeti krenar që bën pjesë në grumbullimin e Shqipërisë

Të ngjajshme

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur...

Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur...

Pas eliminimit nga “play-off” i Botërorit si pasojë e humbjes 2-1 në Vrashavë përballë Polonisë, Kombëtarja shqiptare do të luajë të martën e 31 marsit një sfidë miqësore në Valencia, përballë Ukrainës.

Në prag të këtij dueli foli edhe sulmuesi Anis Mehmeti, i cili nuk mori asnjë minutë përballë polakëve.

“Normalisht që jemi të mërzitur sepse kemi bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Polonisë, kemi krijuar disa raste të pastra për gol. Ndaj Ukrainës, edhe pse është miqësore, çdo ndeshje e Kombëtares është shumë e rëndësishme dhe ne do të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Ukraina është një skuadër shumë e fortë dhe unë zotohem nëse do më jepet mundësia të luaj do të jap maksimumin në çdo moment. 

“Grumbullimi në Kombëtare është krenari shumë e madhe për mua dhe familjen time. Është e qartë që jemi të mërzitur akoma për rezultatin e ndeshjes së fundit, jemi duke punuar shumë për të zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj Ukrainës. Siç e thashë, ndonëse është miqësore, ne duam të tregojmë vlerat tona dhe të marrim një rezultat pozitiv”, tha Mehmeti.

/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz