BallinaLajmeHaradinaj kujton viktimat e 29 marsit: Shteti i Kosovës fitoi me gjak...

Haradinaj kujton viktimat e 29 marsit: Shteti i Kosovës fitoi me gjak dhe sakrificë, e vërteta nuk mund të shtrembërohet

Të ngjajshme

Zbulohet magazina me drogë në Shijak, bien në pranga 4 persona

Policia e Durrësit këtë të diel ka vënë në...

Vinicius në dyshim, shqetësim i madh në Madrid

Real Madrid përballet me një seri ndeshjesh shumë të...

Pamje apokalipsi në Prishtinë, shembet rruga

Një rrugë është shembur në Prishtinë, përkatësisht në rrugën...

Ramush Haradinaj ka kujtuar 29 marsin e vitit 1999, duke nderuar viktimat e vrara në fshatrat Beleg e Irzniq të Deçan dhe Poterq të Klinë. Ai bëri të ditur se sot në Beleg ka ndarë dhimbjen me familjarët, të cilët edhe pas shumë vitesh vuajnë mungesën e më të dashurve të tyre.

“Viktimat, edhe pse të paarmatosur, u ekzekutuan pa mëshirë nga forcat serbe, mes tyre gra, pleq e fëmijë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu kujtoi se, një ditë pas përkujtimit të themelimit të Brigadës 137 “Gjakova”, janë bërë homazhe në nderim të 14 bashkëluftëtarëve të rënë në Shishman të Bokës. “Ata ishin djem të zotë e luftëtarë të dalluar, disa prej të cilëve i kisha njohur në frontet e luftës”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj theksoi se shteti i Kosovës është fituar me shumë gjak dhe sakrificë dhe se e vërteta e luftës çlirimtare nuk mund të shtrembërohet. Ai tha se Serbia kishte mision shfarosjen e shqiptarëve, ndërsa këtij synimi i dhanë fund luftëtarët e UÇK-së në tokë dhe NATO në qiell, e udhëhequr nga Amerika.

“Çdo përpjekje për ta ndryshuar këtë të vërtetë është e dështuar dhe kushdo që tenton ta bëjë këtë, do të mbetet me turp”, përfundoi Haradinaj. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz